Ky libër me tregime është një det i bukur idesh e
projektesh i ngritur nga imagjinata dhe fantazia e
pafund e fëmijëve për ta bërë botën më të mirë, me
më shumë mirëkuptim, dashuri, paqe, liri e mirësi,
ngjashëm me botën fantastike të detit të peshqve të
vegjël, aty ku jetohet lirshëm e në harmoni, pa frikën
nga grepat dhe nga peshqit e mëdhenj.
***
Rizah Sheqiri deri më tash ka publikuar mbi
dyzetë libra për fëmijë, siç janë: ”Hëna e di lojën”,
”Kujt i buzëqeshin lulet”, ”Zemër krejt dashuri”,
”Shëngjergjat e mi”, ”Magjistari i shtatë ngjyrave”,
”Shoferi i lojës”, ”Pak më ndryshe”, ”Zemra e lojës”,
etj. Ai jo vetëm që është shpërblyer, por edhe është
vlerësuar lartë nga kritika letrare duke e quajtur si
H.Anderseni